Ambasadori i SHBA-ve në NATO pas takimit me Bajramin: Diskutuam për bashkëpunimin e fortë mes KFOR’it dhe Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, e ka cilësuar si ‘’të shkëlqyer’’ takimin me ambasadorin e Kosovës Agron Bajrami.
Whitaker, ka shkruar se me Bajramin, ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e fortë ndërmjet KFOR’it dhe Kosovës.
‘’Takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Kosovës Agron Bajrami dhe diskutuam bashkëpunimin e fortë ndërmjet #KFOR dhe #Kosovës’’, ka shkruar ambasadori amerikan në ‘’X’’.
Great meeting Kosovo Ambassador @AgronBajrami and discussing the strong cooperation between #KFOR and #Kosovo. pic.twitter.com/yohLYfaYMw
— U.S. Ambassador to NATO (@USAmbNATO) February 27, 2026

