75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 09 Gusht 2024 / G T

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë viziton ‘’Dokufest’’-in,emocionohet nga filmi dokumentar “Return to Kosovo”

Në Prizrren që nga e premte po mbahet festivali ndërkombëtar i filimit “Dokufest’’.

Aty mbërmë qëndroi edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Ai pa nga afër filmin dokumentar ‘’Reuturn to Kosovo’’.

Kjo u bë e ditur nga vetë ambasadori përmes një postimi në rrjetin social X.

“Mbrëmë isha i ftuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj , në pritjen e organizuar në nder të #”DokuFest”-it (Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Shkurtër e Dokumentar). Ishte një mbrëmje emocionuese në këtë festival të cilësuar si më i rëndësishmi i filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore. Por jo vetëm, #”DokuFest” i bën netët e Prizrenit plot gjallëri, si një ngjarje që nuk duhet humbur. Me shumë emocion ndoqëm edhe filmin dokumentar “Return to Kosovo”, të gazetarit Julius Strauss, mbi një ngjarje të dhimbshme ku në thelb ka masakrën e familjes Deliu, në Abri të Epërme, në Drenicë të Kosovës. Një ngjarje që trondit mbarë botën! Me peshën e rëndë të gjithë asaj ç’ka transmetoi dokumentari tek ne, takova edhe Besnikun, të mbijetuarin e kësaj masakre, i cili në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç. Një djalë i ndjeshëm, por i fortë! Urime organizatorëve të #”DokuFest”-it, ka shkruar Malaj në X.

Poashtu, Malaj ka takuar edhe të mbijetuarin e kësaj./Indeksonline/