75 Mall Live Search
20:49 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / Burim

Ambasadori i Suedisë: E mbështes Kosovën çdo ditë, por jo sonte

Në ora 20:45 pritet të nis ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka thënë se ani pse Kosovën e mbështet çdo ditë, sonte ai thotë se “jo”.

Sipas tij, Suedia do të fitojë 3-1 ndaj Kosovës.

“E mbështes Kosovën çdo ditë të vitit, por jo sonte sepse mendoj që Suedia do të fitoj 3-1”, tha ai për Klan Kosova.