10:11 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Ambasadori italian dënon agresionin ndaj djalit të Rashiqit: I motivuar politikisht

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka dënuar sulmin ndaj djalit të ish-ministrit serb Nenad Rashiq, që u rrah brutalisht nga disa të rinj në një shkollë të Lapjesellës së Graçanicës.

Ai tha se një sulm i tillë i motivuar politikisht duhet të ndëshkohet nga institucionet përkatëse, njofton Klan Kosova.

“I bashkohem dënimit të agresionit të motivuar politikisht të djalit të kryetarit të Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq. Një sulm ndaj demokracisë. Dhuna duhet të refuzohet vendosmërisht nga të gjithë dhe të ndëshkohet nga institucionet përkatëse”.

Deri tani janë arrestuar tetë persona për sulmin ndaj djalit të Rashiqit.