12:25 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasadori italian dënon sulmin ndaj Osmanit: Ulni tonet dhe bashkëpunoni për të mirën e të gjithëve

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar pas sulmit verbal që deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, e bëri dje ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Përkeqësimi i vazhdueshëm i dinamikës politike është shqetësim i madh, veçanërisht kur liderët duhet të qëndrojnë së bashku për t’u përballur me pandeminë. U bëj thirrje përsëri të gjithë politikanëve të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata janë shembull për popullin. Është koha për të qenë përgjegjës! ?”, ka shkruar ai në Twitter.