75 Mall Live Search
23:50 / E Martë, 22 Tetor 2024 / MSH

Ambasadori italian dhe ministri Aliu flasin për projektet infrastrukturore

Ambasadori italian, Antonello De Riu, është takuar me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada italiane në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se ambasadori De Riu dhe ministri Aliu diskutuan për projektet e vazhdueshme të infrastrukturës.

“Ambasadori De Riu u takua me ministrin Liburn Aliu për të diskutuar për projektet e vazhdueshme të infrastrukturës, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të lidhjes në Kosovë dhe në rajon për mbështetjen e krijimit të vendeve të punës” thuhet në njoftim.