Ambasadori italian në Kosovën viziton Veriun, zhvillon takim me kryetarët e komunave

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka qëndruar në veri të vendit.
De Riu ka zhvilluar takim me kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Sipas njoftimit u bë e ditur se në takim është diskutuar për çështje të ndryshme, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe shqetësimit e sigurisë./Indeksonline/