Ambasadori italian: Së shpejti do të kemi zgjedhje fer dhe të lira

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicolo Orlando, me një status në Twitter ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje të lira e të drejta në Kosovë.
Ambasadori i Italisë pati një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku diskutoi për gjendjen me COVID, si edhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Orlando theksoi se Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat urgjente të vendit.