75 Mall Live Search
22:07 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori italian takohet me Avdullah Hotin dhe Vjosa Osmanin

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando sot gjatë ditës ka zhvilluar takime ndaras me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti si dhe të paren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Në një takim të frytshëm me Kryetaren Vjosa R. Osmani sot shqyrtuam zhvillimet aktuale dhe veprimtarinë e Kuvendit, përfshirë progresin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Unë rikonfimova angazhimin për të mbështetur reformat e #Kosovës dhe dialogun me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja”, ka theksuar Orlando.

Orlando dhe Hoti kanë biseduar për reformat dhe luftimin e korrupsionit. “Sot pata një takim produktiv me Kryeministrin Avdullah Hoti. U theksua nevoja për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit. U rikonfirmua mbështetja e #Italisë në luftimin e #Covid dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. E përgëzova atë dhe bëra thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë”, ka shkruar ambasadori Nicola në Tëitter. /Indeksonline/