12:06 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ambasadori italian takohet me Lul Rakën: Mos gabo, vala e dytë po vjen!

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Kosova mund të përfshihet nga një valë e dytë e COVIDIT-19.

Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati me profesorin dhe mikrobiologun, Lul Raka dhe ekipin mjekësor ushtarak të Italisë që po ndihmojnë Kosovën kundër COVIDIT-19.

Ai ka këshilluar që të mbahet higjiena në mënyrë që të shmanget vala e dytë e virusit vdekjeprurës.

“Mos gabo, vala e dytë po vjen. Mënyra e vetme për të mbrojtur ekonominë dhe për të shmangur bllokimin: vendosni maskat, lajini duart, mbajini distancën dhe shmangni absolutisht grumbullimin! Secili duhet të bëjë pjesën e vet”, tha ambasadori Orlando.