75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 27 Mars 2025 / MSH

Ambasadori italian takohet me Maqedoncin

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello de Riu, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një njoftim të shkurtër, Ambasada italiane bën të ditur se De Riu dhe Maqedonci diskutuan bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, me fokus të veçantë në bashkëpunimin mes ministrive të dy vendeve, shkruan IndeksOnline.

“Bisedimet u përqendruan në zbatimin e planit dypalësh, nismat e përbashkëta të trajnimit dhe programet e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e ambasadës.