75 Mall Live Search
15:28 / E Enjte, 05 Dhjetor 2024 / MSH

Ambasadori italian takohet me ministrin Rashiq, kjo është arsyeja

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, u takua sot me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Së bashku, De Riu dhe Rashiq biseduan lidhur me sfidat me të cilat përballen të thyerit dhe gjendjen e komuniteteve në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e publikuar nga Ambasada italiane, thuhet se të dy palët kanë shkëmbyer mendime për kontekstin aktual dhe perspektivat e ministrit për zgjedhjet e ardhshme.

“Ambasadori De Riu u takua me Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim, për të diskutuar sfidat me të cilat përballen të kthyerit dhe gjendjen e komuniteteve në Kosovë. Ata gjithashtu shkëmbyen mendime për kontekstin aktual dhe perspektivat e ministrit Rasic për zgjedhjet e ardhshme kombëtare”, thuhet në njoftim.