Ambasadori Kapiti lobon për zhvillimin ekonomik, produktet e Kosovës mund të gjejnë vend edhe në Angli

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti ka pasur sot një takim me deputetin e partisë konzervatore zt. Martin Vickers, i cili është edhe i dërguari i Kryeministrit Boris Johnson për tregti në Ballkanin perendimor.
“Këtu shqyrtuam shumë mundësi që duhet shfrytëzuar për bashkëpunim ekonomik në mes te dy vendeve. Një rast i shkëlqyer që ta rrisim aktivitetin ekonomik – sepse produktet e Kosovës mund të gjejnë vend edhe në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, sidomos duke pas parasysh ngritjen e kualitetit në shumë prodhime”, ka thënë ambasadori Kapiti./IndeksOnline/