Ambasadori Kapiti pritet në takim nga homologia sllovene, rikonfirmohet bashkëpunimi mes dy misioneve diplomatike

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti është pritur sot në një takim kurtuazie nga Ambasadorja e Sllovenisë në Londër, znj. Simona Leskovar.
Në takim të dy homologët biseduan për situatën në rajon dhe më gjerë.
Gjithashtu, rikonfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy misioneve diplomatike.
Rikujtojmë se javën e kaluar ambasadori Kapiti u takua edhe me ambasadorin e Turqisë, Greqisë dhe atë të Maqedonisë./IndeksOnline/
