11:43 / E Enjte, 27 Janar 2022 / k.v

Ambasadori Kapiti pritet nga homologu i tij grek në Londër

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti u prit sot nga Ambasadori Ioannis Raptakis në një mëngjes pune në rezidencën e Ambasadës greke në Londër.

Të dy homologët zhvilluan diskutime miqësore për zhvillimet politike në rajon dhe ngritjen e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve./IndeksOnline/