Ambasadori Kosnett vizitoi KQZ-në
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i shkoi për vizitë ambsadori amerikan, Philip S. Kosnett. Ai u prit në takim nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarët e KQZ-së.
Kryetarja Daka i uroi mirëseardhje Kosnettit për këtë vizitë, të cilën e vlerësoi lart në këtë fazë të rëndësishme të angazhimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ambasadori Kosnett i shprehu mbështetje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019.
Kosnetti, në mesazhin e tij vuri theksin në rolin thelbësor të KQZ-së për proceset demorkatike në Republikën e Kosovës dhe përgëzoi KQZ-në për punën e deritashme, duke e inkurajuar për të vazhduar në këtë drejtim.
Ambasadori Konsett bashkëbisedoi me anëtarët e KQZ-së, lidhur me procesin zgjedhor, të cilët falënderuan ambasadorin amerikan për vizitën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrhahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe KQZ-në në veçanti.
Anëtarët e KQZ-së shprehën përkushtimin e përbashkët për të punuar në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.