Ambasadori kosovar në zyrën e Macron, ia dorëzon letrat kredenciale

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi i ka dorëzuar presidentit Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Halimi i dorëzoi letrat kredencialet në një ceromoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit në pallatin presidencial Élysée, kështu njoftoi ambasada e Kosovës në Francë.
“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, thuhet në njoftim.