75 Mall Live Search
18:03 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Nait Hasani deklarohet për kosovarët e mbetur nën rrënoja

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka deklaruar se që nga mëngjesi po përcillet situata në Shqipëri, në mënyrë që të përmes të gjitha aktiviteteve t’u dilet në ndihmë të prekurve nga tërmetet.

Ambasadori Hasani u deklarua për kosovarët të cilët ishin në Durrës gjatë tërmetit dhe për njërin prej vëllezërve që tashmë është konfirmuar si i vdekur si dhe për vëllain tjetër që po tentohet të nxirret nga rrënojat e hotelit Tropikal.

Hasani përmes një linje direkte deklaroi se FSK dhe Policia e Kosovës me të gjitha ekipet e tyre janë bashkëngjitur për gjetjen e viktimave që janë nën rrënoja.

“Këtu nën objektin Tropikal, vëllezërit nga Livoçi i Gjilanit, Shemsedin Abazi dhe Isa Abazi. Isa Abazi është gjetur pak më parë dhe është përcjellë në morg, teksa po bëhet përpjekje për nxjerrjen e Shemsesdinit, 30 vjeçar. Për këtë po mundohen e gjithë ekipa që janë këtu”, tha Hasani,shkruan Indeksonline.

Tutje ambasadori kosovar në Shqipëri, shprehu ngushëllimet e tij në drejtim të familjes nga Kosova si dhe të gjitha familjeve në Shqipëri që humbën familjarët e tyre.

“Të solidarizohemi dhe t’u dalim në ndihmë të gjithëve që kanë nevojë. Kërkojmë nga kosovarët që t’i dalin në ndihmë atyre që munden, ky është një termet që ka bërë shumë dëme. Kemi vetëm këto dy njoftime që janë gjetur këtu, kanë qenë në një dhomë bashkë të tjerë nga Kosova nuk kemi njoftim se ka më, prandaj për këtë janë edhe familjarët që na kanë dëshmuar . Po përcjellim edhe objektet e tjera që t’u dalim në ndihmë”, tha ai.