Ambasadori në Austri shkon në vendngjarje ku u aksidentua autobusi nga Kosova

Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti i sotëm në Austri, dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre.
Në Spitalin e Salzburgut, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë persona, dhe pas trajtimit, shtatë prej tyre janë liruar, derisa një person vazhdon të mbahet për trajtim në këtë spital.
Ambasada e Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore dhe shëndetësore në Salzburg, dhe do të dalë me një njoftim më të detajuar sapo të pranojë informatat zyrtare.
“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore” thuhet në njoftim të MPJD-së.