Ambasadori, në Holandë, jep një lajm të mirë për sigurime sociale
Negociatat për marrëveshjen e re për sigurime sociale midis Kosovës dhe Holandës përmbyllen me sukses në Hagë. Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevci.
Ai ka thënë se marrëveshja e re shfuqizon atë midis ish- Jugosllavisë dhe Holandës dhe rregullon në mënyrë adekuate çështjen e ofrimit të pensioneve të shtetasve të të dyjave vendeve.
“Shpresoj se Parlamenti i Kosovës, pas konstituimit, do ta shqyrtojë dhe ratifikojë këtë marrëveshje me përparësi”, ka thënë Greiçevci.
Ambasadori ka përgëzuar ekipin e Kosovës që po punon në këtë drejtim.
“Përgëzoi delegacionin e Kosovës për qasjen profesionale dhe konstruktive: Bahri Xhaferi, Kryesues; Minire Begaj; Lulzim Karaxha nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Albesjana Iberhysaj nga Ministria e Punëve të Jashtme”, ka thënë ambasadori./Indeksonline/
