Ambasadori O’Connell: Fadil Vokrri ishte diplomat i rryer
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell në një intervistë në Pressing ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës, lojtarët e saj por edhe legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
O’Connell është i njohur në Kosovë për deklaratat e tij interesante për korrupsionin dhe anën politike, por ai është edhe një tifozë i zjarrtë i Kosovës.
Në një intervistë në “Pressing” O’Connel e ka cilësuar Fadil Vokrrit si një diplomat të “rryer” por që ishte shumë modest.
“Ai ishte një diplomat, e njihte mirë futbollin dhe kishte autoritet në këtë sport në Kosovë”, ka thënë O’Connell.
Ambasadori ka evokuar edhe kujtime të tjera për Vokrrin.
I pyetur se cilët lojtarë të Kosovës i pëlqejnë më shumë, Ambasadori ka pasur përferenca interesante.
Ka lavdëruar Hekuran Kryeziun për stilin interesant të lojës, por ka folur edhe për portierin e Kosovës, Aro Muriqin për të cilin ka thënë fjalë të mira.
“Një tjetër lojtarë është Edon Zhegrova i cili po ashtu me pëlqen shumë. Mendoj që kritikat për të nga disa kosovarë janë bërë nga ata që nuk kanë njohuri futbolli”, ka thënë ai.
Në lidhje me mundësitë e Kosovës për ndeshjet e shtatorit, O’Connell ka një mendim interesant.
“Ndeshja me Çekinë është më e rëndësishme. Me Çekinë ka mundësi për fitore. Për, Anglinë shpresoj që të mbetemi miq pas ndeshjes”, ka thënë ai me humor.