75 Mall Live Search
15:34 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Orlando: Kosova sot është një vend i qëndrueshëm dhe me zhvillim të shpejtë

Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se Kosova është një vendi i qëndrueshëm dhe me zhvillim të shpejt.

Këto komente ai i ka bërë në webinar-in me temen “Kosova, Partneriteti dhe Mundësitë – Forcimi i partneritetit publiko-privat mes Kosovës dhe Italisë veri-lindore përtej Covid-19”.

“Popullsia e re kosovare është e drejtuar fuqimisht kah Evropa, pjesë e secilës është  tashmë në aspektin kulturor. Pavarësisht zhvillimeve të shpejta tipike për të gjitha demokracitë e reja, Kosova sot është një Vend i qëndrueshëm dhe me zhvillim të shpejtë. Një realitet i ri dhe dinamik, i karakterizuar nga një prani e fortë dhe e strukturuar e institucioneve italiane, që ofron mundësi të rëndësishme për ata që duan t’i shfrytëzojnë”, ka thënë ambasadori Orlando.

Nga ana tjetër, minsitri Vesel Krasniqi tha se Italia ka përkahur Kosovën në aspiratat e saj nacionale.

 “Italia ka përkrahur Kosovën në aspiratat e saj nacionale, dhe në përpjekjet tona për të trasuar rrugën që e dërgon Kosovën në perspektivën evropiane, e cila është një aspiratë e popullit të Kosovës. Jam i sigurt se ne do të vazhdojmë të llogarisim në përkrahjen tuaj në të ardhmen. Ky takim i sotëm na jep mundësi që të shohim se si mund të fuqizohen dhe thellohen marrëdhëniet tona bilaterale, proces në cilin jam i sigurte se sektori privat duhet të luaj një rol kyç.”.

 “Kosova është e hapur për bizneset dhe për këtë arsye ka ndërmarrë veprime të rëndësishme për krijimin e një mjedisi të favorshëm të biznesit duke transpozuar ligje, rregullore dhe praktika të rëndësishme evropiane në legjislacionin tonë vendor. Me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së në prill 2016, Kosova ka marrë përsipër reformën ekonomike, politike dhe harmonizimin e rrugës së zhvillimit të vendit me atë të integrimit evropian. Jam i bindur që takimi i sotëm do të na japë ide të rëndësishme se si të forcojmë dhe thellojmë marrëdhëniet bilaterale ”, ka shtuar tutje ai.

Nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Ivan Scalfarotto theksoi vëmendjen e institucioneve italiane ndaj Kosovës, që shprehet edhe me punën e ICE-s, Institutit të Kulturës dhe mbi të gjitha kontingjentin e parë ushtarak në mbështetje të misionit të NATO-s përmes KFOR-it, i angazhuar që nga vitit 1999 në garantimin e stabilitetit në zona të rëndësishme të vendit.

“Italia i kushton rëndësi strategjike procesit të stabilizimit të Ballkanit perëndimor dhe në veçanti të Kosovës,” deklaroi Nënsekretari, “Konsiderojmë se bashkëpunimi ekonomik mund të jetë mjet thelbësor për garantimin e sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë rajonin”.

“Kompanitë italiane mund të llogarisin në mbështetjen e plotë të Grupit CDP dhe Simest për të shfrytëzuar mundësitë e biznesit në Kosovë dhe në hapësirën e Ballkanit,” tha Presidenti Salzano, i cili në kuadër të posteve diplomatike ka mbajtur atë të shefit të parë të misionit italian në Kosovë.

 “Falë Paktit për Eksport të lansuar nga Qeveria, që ka vendosur eksportin dhe ndërkombëtarizimin në qendër të planit të rimëkëmbjes së Italisë, Simest ofron kredi të subvencionuara të zgjeruara dhe të përtërira, duke ndjekur ndërmarrjet italiane hap pas hapi në procesin e ndërkombëtarizimit”, vazhdoi ai,” Me Simest, kompanitë e interesuara për Kosovën mund të forcojnë kapitalizimin e tyre, të përdorin Temporary Export Manager e di Digital Export Manager, të përdorin platformat e tregtisë elektronike e-commerce, të marrin pjesë në panaire dhe misione të sistemit, të përgatisin studime të fizibilitetit, të hapin zyra dhe trajnojnë stafin e tyre jashtë vendit “.

Elisa Scelsa, e cila drejton Zyrën e Agjencisë së ICE-s për Shqipërinë dhe Kosovën, theksoi rëndësinë e mbështetjes që NVM-të italiane mund të kërkojnë nga ICE për ta njohur dhe për t’u prezantuar me mjedisin e biznesit vendor, për të gjetur partner, për të filluar bashkëpunim tregtar. “Prania jonë e drejtpërdrejtë në Kosovë është një pikë referimi e rëndësishme për kompanitë, veçanërisht në një moment kompleks siç është aktualisht. Ne jemi këtu dhe garantojmë ndihmë të personalizuar dhe të paanshme. Ne ofrojmë shërbime të vërteta të cilat, duke filluar nga 1 prilli, janë bërë falas për ndërmarrjet më të vogla dhe do të mbesin të tilla edhe pas emergjencës”, shtoi znj. Scelsa, duke i nxitur NVM-të që gjithmonë të kontaktojnë institucionet italiane në vend përpara të përballen me një treg të huaj.

Ndërhyrje të shumta në sesionin përmbyllës “P&P”, gjatë të cilit u shfaq interesim madh i kompanive dhe biznesmenëve italianë për mundësitë e ofruara nga kosto e ulët e punës dhe hapja e biznesit në Kosovë. Fjalimet e pjesëmarrësve kosovarë konfirmuan hapjen e ekonomisë së Vendit ndaj mundësisë se lulëzuar industriale në veri-lindje të Italisë, interesin e madh për teknologjinë dhe konsumin made in Italy, si dhe dëshirën që investimet italiane në Kosovë së shpejti të arrijnë nivelet e atyre të partnerëve të tjerë evropianë.