75 Mall Live Search
21:40 / E Premte, 06 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Ambasadori Rohde dënon sulmin ndaj dy të rinjëve në Shtërpcë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka thënë se e dënon sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë.

Rohde në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shtuar se mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.

“Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës.”, ka shkruar Rohde.