20:04 / E Premte, 26 Maj 2023 / MSH

Ambasadori Rohde i bën thirrje qeverisë: Punoni ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkangjitur thirrjes së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në kujdes dhe mos-përshkallëzim të situatës.

Rohde i ka bërë thirrje qeverisë që të koordinohet me KFOR-in dhe EULEX-in.

“Plotësisht dakord. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga përshkallëzimi, u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in” ka thënë Rohde.

Kujtojmë se në veri të vendit sot u tensionua situata nga strukturat paralele serbe që kundërshtuan hyjren në objektet e komunave të kryetarëve të rinj të Zubin Potokut, Leposaviqit e Zveçanit.