75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori rus përgëzon Stefanoviq: Festa dhe fitorja shkojnë mirë së bashku

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Çepurin ka përgëzuar Ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.

Sipas tij Stefanoviq ka bërë një punë të shkëlqyeshme.

“Uroj sot një ditëlindje të lumtur për ministrin Nebojsha Stefanoviq, dhe gjithashtu e uroi për punën e shkëlqyeshme në Dubai. Festimet dhe fitorja shkojnë mirë së bashku”, ka shkruar Çepurin në Twitter.

Ndryshe sot në Dubai dështoi anëtarësimi i Kosovës në Interpol, përderisa delegacioni serb u udhëhoq pikërisht nga Stefanoviq.

Nga 192 shtete sa ishin gjithsej, 51 votuan kundër, 16 abstenime dhe 68 vota ishin pro.Padyshim se në vendet që kundërshtuan anëtarësimin e Kosovës në Interpol ishte edhe shteti të cilin përfaqëson Çepurin, Rusia./Indeksonline/