16:23 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori rus rikonfirmon qëndrimin e Putin-it: Do ta përkrahim marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ambasadori rus, Alexander Çepurin ka thënë se Rusia është e gatshme për bashkëpunim dhe ofrim të ndihmës në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë.

“Ashtu siç tha edhe presidenti ynë, Vladimir Putin, ekziston një gatishmëri absolute për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Çepurin, transmeton Indeksonline.

Ai vuri në dukje se Rusia është e interesuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, problemi kryesor është se marrëveshjet e arritura në mes dy vendeve nuk janë përmbushur të gjitha dhe ndër të tjerash ai ka përmendur çështjen e komunave me shumicë serbe, e cila sipas tij ende nuk është realizuar.

Ambasadori rus beson se do të ishte mirë që të dyja palët të ndihmohen në dialogun Kosovë-Serbi.

Kësisoj Çepurin ka rikonfirmuar qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin i shprehur ditë më parë në Rusi që nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje mes vete, Rusia do ta përkrahë atë./Indeksonline/