20:22 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / L K

Ambasadori rus: Rusia nuk ka plane të sulmojë anijet civile në Detin e Zi

Rusia nuk po përgatitet të sulmojë anijet civile në Detin e Zi”. Kështu u shpreh ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov.

Deklarata e Antonov vjen vetëm një ditë pasi Moska tregoi se do të ndërmerrte veprime kundër anijeve që shkojnë në Ukrainë, duke thënë se do t’i konsideronte ato si transportues të ngarkesave ushtarake, shkruan Sky News.

Më herët gjatë ditës së sotme, SHBA tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” për sulmet ruse në Detin e Zi. 

“Kjo është plotësisht në kundërshtim me qasjet tona,” u citua të thoshte Antonov nga ambasada e tij në një postim në Facebook .

“Ndryshe nga autoritetet amerikane që vazhdojnë të mbyllin sytë ndaj daljeve terroriste në repartet e tyre në Kiev, ne kemi qenë gjithmonë në ballë të luftimit të krimeve të tilla”, shtoi ai./abcnews.al