10:20 / E Enjte, 06 Janar 2022 / AR

Ambasadori serb e quajti Duan “bashkëatdhetare”, vajza e Niko Peleshit ka diçka për të thënë

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, e quajti Dua Lipën si bashkëatdhetaren e saj.

Ky koment erdhi pas një përplasjeje me ish-ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Kjo ka sjellë reagime të shumta, mes së cilëve dhe nga vajza e Niko Peleshit, Aleksia.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehet se funksionari serb flet për gjuhën e urrejtjes ndërsa është vetë ai që ka bërë një të tillë.  “Ironia e të thënit “komente negative” ndërsa bën vetë komente provokative. Dua Lipa nuk është bashkëatdhetarja juaj. Asnjë kosovar nuk është bashkëatdhetari juaj.

Vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova derdhën gjithë këtë gjak ndër vite. Sa më shumë që funksionarët serb përhapin informacione false, aq më me krenari do të bërtasë populli i Kosovës se është shqiptar. Nga gjaku, etnia dhe zemra.”, shkruan ajo.