75 Mall Live Search
09:41 / E Martë, 04 Qershor 2024 / LB

Ambasadori suedez thekson nevojën për miratimin e Kodit civil dhe nevojën për strehimore për LGBTQ+ në Prishtinë

Mbrëmë në Kosovë ka nisur zyrtarisht Java e Krenarisë. Në këtë ngjarje morën pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadorë të huaj dhe personalitete të ndryshme.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, postuar disa fotografi nga kjo ngjarje dhe ka shkruar se në fjalën e tij ka theksuar nevojën për miratimin e kodit civil, njohjen ligjore të identitetit gjinor dhe nevojën për strehimore për LQBTQ+ në Prishtinë.

“Dje mbajta fjalën hyrëse në hapjen e “Prishtina Pride 2024”. Theksova nevojën për miratimin e kodit civil, njohjen ligjore të identitetit gjinor dhe nevojën për strehimore për LGBTQ+ në Prishtinë”, thuhet në postimin e tij në platformën X.

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka thënë të hënën se avancimi i të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbiket, homoseksualët, biseksualët, transgjinorët, ndërgjinorët e të tjerë) në Kosovë është ende sfidues, dhe është zotuar që Qeveria e Kosovës do t’i adresojë të gjitha përgjegjësitë që ka në këtë drejtim.