75 Mall Live Search
17:07 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / OSH

Ambasadori Szunyog takon Redzepin, të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm

Ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog u takua sot me Emilija Redžepi, zëvendëskryeministren, për çështjet e komuniteteve joshumicë dhe të drejtat e njeriut.

Ata diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet BE-së në Kosovë dhe Qeverisë së Kosovës, me fokus në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përfshirë të drejtat e njeriut.

Mekanizmat e krijuar në nivel qendror dhe lokal, si dhe një kornizë adekuate ligjore duhet të përdoren për të mbrojtur komunitetet joshumicë dhe të drejtat e tyre, duke përfshirë nevojën për një mjedis të sigurt për të gjithë, qasjen në pronë, dokumentacionin personal, të drejtat gjuhësore, dhe ofrimin adekuat të shërbimeve.

“Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm të suksesshëm pasi jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të mbështesim komunitetet joshumicë përmes projekteve të ndryshme në vazhdim dhe në të ardhmen”.