75 Mall Live Search
11:38 / E Hënë, 12 Janar 2026 / F.R

Ambasadori turk uron Ramën për mandatin e dytë, në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, për fillimin e mandatit të ri në udhëheqjen e kryeqytetit.

Rama ka shkruar në facebook se bashkëpunimi me Republikën e Turqisë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të kryeqytetit.

“Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët. Partneriteti ynë ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin e përbashkët për rezultate konkrete për qytetarët”, vazhdon postimi.