75 Mall Live Search
14:51 / E Martë, 23 Maj 2023 / S Z

Ambasadori Zemaj: Kosova është vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO,  ambasadori Astrit Zemaj, pas një takimi që kishte në Komitetin ushtarak të NATO-s, me konkretisht me admiralin Rob Bauer, ka thënë se Kosova i është gjithmonë mirënjohës NATO-s dhe Misionit te saj KFOR-it,  për mbështetjen e vazhdueshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ne Kosovë dhe rajon.

“I nderuar me pritjen e radhës në Komitetin Ushtarak të #NATO -s dhe takimin shumë produktiv me Admiralin Rob Bauer, Kryetari i Komitetit Ushtarak, i cili njekohësisht si Këshilltar Ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm dhe i Këshillit të Atlantikut të Veriut, ai gjithashtu është autoriteti më i lartë ushtarak në NATO. Vendi ynë i është gjithmonë mirënjohës NATO-s dhe Misionit te saj KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ne Kosove dhe rajon. “, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ndërsa ka pohuar se Kosova është e vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe është rreshtuar përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

“Po ashtu, në takimin e sotëm përçova mesazhin se Republika e Kosovës , është e vendosur fuqishëm në rrugëtimin e saj euroatlantik, si dhe e rreshtuar përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, është ngritur dhe ka dëshmuar se është partner dhe kontributdhënëse e paqes dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj siç është pjesëmarrja jonë në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe takimet me Komitetin Ushtarak janë veçanërisht të rëndësishme për marrëdhëniet mes vendit tonë dhe NATO-s. Pasi që CMC Admirali Bauer është linja kryesore e komunikimit dhe pranimit të këshillave, të cilat vijnë nga 31 shefat e mbrojtjes së NATO-s, për të iu paraqitur organeve vendimmarrëse politike dhe marrin udhëzime si dhe direktivat të cilat i përcillen strukturave drejtuese ushtarake të NATO-s, siç janë: Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropë (Supreme Allied Commander Europe), Komandantit Suprem të Aleatëve për Transformim (Supreme Allied Commander Transormation ) dhe Drejtorit të përgjithshëm të Shtabit Ushtarak Ndërkombëtar ( Director general of the International Military Staff) /IndeksOnline/