22:36 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / AR

Ambasadori Zemaj me fjalë të mëdha për Merkel, Kosovën e mbështeti parezervë

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Astrit Zemaj është shprehur i nderuar që disa herë ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ai tha se Kosova u mbështet parezervë në rrugëtimin shtetformues gjatë mandatit të Merkel.

“Pas 16 viteve qeverisje të panderprerë nën udhëheqjen e Kancelares Angela Merkel, sot është mbajtur mbledhja e fundit e Qeverisë së  Gjermanisë e paraparë në mandatin aktual.

Përgjatë 9-të viteve të punës time në Gjermani, në kuadër të Shërbimit të Jashtëm në Konsullatë në Frankfurt dhe Ambasadën tonë në Berlin ( 2009-2015), kam pasur nderin në forma të ndryshme ta takoj disa herë dhe ta shoh për së afërmi mbështetjën dhe përkushtimin e saj për popullin dhe shtetin tonë.

Republika e Kosovës u njoh dhe u mbeshtët parezevë në rrugëtimin shtetformues dhe të forcimit të subjektivitetit nderkombëtar përgjatë të gjitha mandatëve të qeverisjes së saj.

Gjithmonë dhe përzemërsisht mirënjohës!”, ka shkruar ai./Indeksonline/