17:53 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

Ambasadori Zemaj realizon takim të veçantë me Përfaqësuesin Ushtarak Kombëtar të Shqipërisë dhe oficerët e Forcave të Armatosura

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, njoftoi se ka vizituar Shtabin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, takim ky që u bë akoma më i veçantë pasi atje u takua me Përfaqësuesin Ushtarak Kombëtar të Shqipërisë, Gjeneral Brigade Petrit Çuni, si dhe stafin e oficerëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në kuadër të Përfaqësisë Ushtarake në SHAPE.

Takimi u bë akoma më i rëndësishëm pasi u realizua pikërisht në javën e përvjetorit të 24-të të ndërhyrjes së NATO-s në çlirimin e Kosovës.

No photo description available.
No photo description available.
No photo description available.

“Republika e Kosovës, gjithmonë do të mbetët mirënjohëse për të gjithë aleatët dhe partnerët në NATO si dhe forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) për angazhimin e vazhdueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë, si dhe të përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në rrugëtimin tonë të përbashkët euroatlantik” tha mes të tjerash ambasadori Zemaj.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot ishte njëra ndër ditët më të veçanta të punës dhe bashkëpunimit tim me strukturat e NATO-s, pritja mbresëlënëse dhe vizita e punës në SHTABIN SUPREM TË FORCAVE ALEATE PËR EVROPË ( SHAPE – SUPREME HEADQUARTERS ALLIED POWERS EUROPE), nga Përfaqësuesi Ushtarak Kombëtar i Shqipërisë Gjeneral Brigade Petrit Çuni, dhe stafi i oficerëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në kuadër të Përfaqësisë Ushtarake në SHAPE.

Posaçërisht dita e vizitës së sotme ishte me një simbolikë të veçantë historike, sepse ky takim u realizua në javën e përvjetorit të 24-rt të çlirimit të vendit tonë.

Republika e Kosovës, gjithmonë do të mbetët mirënjohëse për të gjithë ALEATËT & PARTNERËT në NATO si dhe forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) për angazhimin e vazhdueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në vendin tonë, si dhe të përkushtuar për të qenë partner i besueshëm në rrugëtimin tonë të përbashkët euroatlantik.

Po ashtu të gjitha strukturave civile dhe ushtarake të Republikës së Shqipërisë në NATO-HQ dhe në SHAPE, ju jam përzemërsisht mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e pakursyer në cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO!