75 Mall Live Search
18:58 / E Enjte, 12 Maj 2022 / MSH

Ambasadori Zemaj takohet me Ndihmës Sekretarin e NATO-s për Operacione

Përfaqësuesi e Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është takuar sot me Ndihmës Sekretarin e NATO-s për Operacione, Tom Goffus.

Së bashku me Goffus, Zemaj diskutoi mbi sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Takimin e ka njoftuar vetë Zemaj, përmes një postimi në Twitter.

“Faleminderit z. Tom Goffus, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Operacionet në NATO për takimin dhe diskutimin e sotëm të shkëlqyer për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon. I jemi mirënjohës NATO-s dhe KFOR-it për mbështetjen e vazhdueshme. Mezi presim të punojmë së bashku!” ka shkruar Zemaj në Twitter.