75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 19 Mars 2021 / OSH

Ambasadori Zemaj: Vuçiq, në vend të kërkimfaljes, po shpif e mashtron opinionin

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj provokimit të radhës së Vuçiqit.

Zemaj ka thënë se Vuçiqi zgjodhi shpifjen, në vend të kërkonte falje për krimet e bëra nga shteti i tij.

“Presidenti serb Vuçiq do të vepronte më mirë po të pendohet dhe të kerkojë falje për krimet dhe masakrat serbe kundër popullsisë shqiptare në Kosovë (1990-1999), para se të shpifë dhe të mashtrojë opinionin me të paverteta.
Ai nuk duhet të harrojë se në kohën kur ishte ministër i Propagandës në Qeverinë e kriminelit dhe “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq, më shumë se trembëdhjetë mijë shqiptarë civilë dhe të paarmatosur u vranë dhe masakruan në Kosovë nga njësitet e policisë dhe ushtrisë serbe.

Përveç kësaj u përdhunuan mbi 20.000 femra dhe mbi një milion njerëz u dëbuan sistematikisht nga shtëpitë dhe pronat e tyre, të cilat u dogjën dhe shkatërruan. Këto veprime ç’njerëzore dhe kriminale të organizuara nga aparati më i lartë shtetëror, eskaluan në gjenocid sistematik kundër shqiptarëve të Kosovës”, shkruan Zemaj në reagim./Indeksonline/