Ambasadori zviceran dhe Hoti flasin për integrimin e diasporës kosovare në Zvicër

Dje, ambasadori Thomas Kolly u mirëprit nga Kryeministri Avdullah Hoti.
Në faqen zyrtare të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, është shkruar rreth këtij takimi, derisa thuhet se Kolly dhe kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë folur për bashkëpunim të mëtejmë me shtetin zviceran, transmeton Indeksonline.
“Ata diskutuan për rëndësinë e marrëdhënieve të mira midis Zvicrës dhe Kosovës dhe shkëmbyen integrimin e suksesshëm të diasporës kosovare në Zvicër, jo vetëm në sport por edhe në ekonomi dhe në politikë.
Ambasadori Kolly theksoi se qeverisja e mirë dhe liria e shprehjes janë atributet thelbësore të Shteteve demokratike dhe se Zvicra do të mbështesë më tej reformat në këto fusha në të mirë të qytetarëve të Kosovës”./Indeksonline