Ambasadori Zviceran në Kosovës takoi Avokatin e Popullit

Ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly u takua sot me Avokatin e Popullit të sapozgjedhur Naim Qelaj, me të cilin ka biseduar për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Gjatë takimit kanë folur për rëndësinë e pavarësisë së Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili në mënyrë efektive monitoron dhe mbron personat juridik dhe fizikë nga veprimet e paligjshme ose mosveprimet e autoriteteve publike.