75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / k.v

Ambasadori zviceran e vlerëson lartë punën e Policisë së Kosovës

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në një takim njoftues ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.

Në këtë takim u bisedua për fushën e sigurisë dhe atë të migrimit, duke vlerësuar se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë midis dy vendeve.

Veliu falënderoi Qeverinë zvicerane për kontributin që ka dhënë në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht në përkrahjen dhe punën që ka bërë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ambasadori Kolly vlerësoi lartë punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët të të dyja vendeve.