75 Mall Live Search
11:36 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / H F

Ambasadorja amerikane i shkon në zyrë Ramës, e uron për mandatin e ri

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka hapur dyert e mikëpritjes për zëvendesshefen e misionit të Ambasadës së SHBA-së, në Kosovë, Anu Prattipati.

Prattipati ka uruar Ramën për mandatin e ri, derisa i ka premtuar mbështetje e bashkëpunim, transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plotë:

Bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të kryeqytetit.

Sot, në Odën e kryeqytetit, pata kënaqësinë të mirëprisja Anu Prattipatin, zëvendësshefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, e cila më përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.

Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen.