75 Mall Live Search
15:47 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Ambasadorja amerikane me fjalë të mëdha për Gent Cakajn: Faleminderit dhe suksese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas ndryshimeve të sotme në Qeveri.

Kim ka falënderuar Gent Cakajn për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit” shkruan ambasadorja amerikane.