75 Mall Live Search
15:26 / E Hënë, 19 Maj 2025 / S Z

Ambasadorja amerikane në detyrë shkon në veri, ka një mesazh për Qeverinë e Kosovës

Pas mbyllje së disa zyreve të strukturave paralele serbe, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë Anu Prattipati, qëndroi në veri të vendit, ku është takuar me udhëheqësit e shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës.

Ndërsa përsëriti qëndrimin e qeverisë amerikane, që stabiliteti dhe siguria janë kyçe.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë se qytetarët e vet mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, shkroi ambasada amerikane në një njoftim për media./Indeksonline/.