Ambasadorja amerikane në Tiranë përshëndetë linjën e energjisë 400 kw mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur aktivizimin e linjës së energjisë prej 400 kë midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Me anë të një postimi në Teëitter, Kim shprehet se ky është një gur kilometrik i rëndësishëm, ndërsa thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe energjinë në Ballkanin Perëndimor.
“Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400
KV midis Shqipërisë dhe Kosovës, është aktivizuar nga 14 dhjetori, një gur kilometrik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Yuri Kim.
Linja e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë është aktivizuar së fundmi pas tre vitesh bllokimi që nga përfundimi i punimeve.