75 Mall Live Search
16:57 / E Martë, 09 Mars 2021 / A. A

Ish Ambasadorja Çitaku i dërgon ‘selam’ Spanjës nga ‘Republika e Kosovës’

Ish Ambasardorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës.

Kjo e fundit i është referuar Kosovës si territor e jo si shtet.

Çitaku ka bërë retweet postimin e Federatës, duke shkruar ‘Hmm, të fala nga Republika e Kosovës’, transmeton Indeksonline.

Termin ‘territor i Kosovës’ ia ka propozuar Federatës, Ministria e Punëve të Jashtme në Spanjë.

Përveç, kësaj sipas Ministrisë, himni i Kosovës duhet të konsiderohet si muzikë ndërsa flamujt të mos vendosen afër njëri tjetrit në stadium.

/Indeksonline/