22:35 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Ambasadorja Çitaku i reagon Brovinës, pas publikimit të fotografisë së dyshimtë!

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.

“Legjenda e Rozafës….rrënojmë çdo ditë”, është shprehur shkurt Çitaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.