Ambasadorja Çitaku, me veshje kombëtare, në Shtëpinë e Bardhë
Ajo përherë prezanton origjinën, traditën dhe veshjet me simbolet tona në misionet e saj diplomatike.
Edhe këtë herë, Vlora Çitaku, ambasadre e Kosovës në SHBA që shquhet për shijen e saj unike, është shfaqur elegante, duke zgjedhur një veshje me motive shqiptare në vizitën që ia bëri Shtëpisë së Bardhë, shkruan Indeksonline.
Ambasadorja Çitaku mori pjesë në pritjen vjetore për korin diplomatik, derisa ka publikuar edhe një fotografi ku shkruan:
“Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani”, ka shkruar Çitaku.
