Ambasadorja Çitaku për iftar në Shtëpinë e Bardhë, tregon se për çfarë bisedoi me Trump
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Amerikë mbrëmë ka marrë pjesë në iftarin e shtruar në Shtëpinë e Bardhë.
Me këtë rast ajo është takuar me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.
Çitaku presidentit amerikan i ka folur për Kosovën, për kulturën e sfidat me të cilat përballet.
Për takimin me Trump dhe iftarin në Shtëpinë e Bardhë, Çitaku ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të shoqëruar edhe me disa foto.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald J. Trump. Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve. Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri”, ka shkruar ajo.

Në këtë darkë të pranishëm, sipas ambasadores Çitaku kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë e personalitete të tjera. /Indeksonline/

