75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 29 Prill 2022 / MSH

Ambasadorja e Britanisë së Madhe kthehet ne Kiev

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Ukrainë, Melinda Simmons, është rikthyer në Kiev, pasi u largua nga vendi, me fillimin e invazionit rus.

“Ishte një udhëtim i gjatë, por distanca ia vlejti. Shumë mirë që jam sërish në Kiev” shkroi Simmons në Twitter.

Kthimi i saj në Kiev vie pasi kryeministri britanez, Boris Johnson, tha se ambasada britaneze do të fillonte punën në Kiev gjatë kësaj jave.

Kjo vjen pasi Rusia tërhoqi forcat nga rrethi i Kievit, kur nuk arriti të pushtonte kryeqytetin dhe nisi një sulm në rajonin lindor të Donbasit.