08:43 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ambasadorja e Finlandës: Përfaqësuesit e sapozgjedhur të inkurajojnë të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë!

Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall përgëzon Kosovën për zgjedhjet e suksesshme që u mbajtën të dielën e kaluar.

Duke qenë pjesë e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në BE, znj Stjernvall, vuri re përfshirjen e madhe dhe punën e shkëlqyer nga të rinjtë kosovarë që punuan në qendrat e votimit, thuhet në njoftimin e ambasadës, përcjellë Indeksonline.

“Kosova si vend është me fat që ka një popullatë kaq të re, shumë energjike, të cilët janë të gatshëm të shohin ndryshime, reforma dhe përmirësime. Shpresoj që përfaqësuesit e sapozgjedhur do të mendojnë më shumë për t’u dhënë të rinjve hapësirë dhe fuqi, të mbështesin zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm dhe inkurajojnë të rinjtë kosovarë të qëndrojnë në Kosovë dhe të përparojnë atdheun e tyre, “deklaroi Ambasadori Stjernvall./Indeksonline/