Ambasadorja e Izraelit në Beograd mirëpritet nga Kryetari i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova
Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher Kamm është takuar sot me Kryetarin e Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova në selinë e saj.
Gjatë takimit Kryetari i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova” Ruzhdi Shkodra e njoftoj Ambasadoren znj. Fisher Kamm për të gjitha aktivitetet e komunitetit Hebre dhe njëkohësisht kërkoj që kursi i gjuhës hebreje të rifilloj përseri.
Prishtina është e vetmja kryeqendër pa Sinagogë me këtë rast Kryetari Shkodra kërkoj që sa më parë të vëhet gurë themeli i Sinagogës në Prishtinë.
I pranishëm ishte Nesim Konforti anëtar i Bashkësisë Hebreje “Bet Israel Kosova” që rrjedhë nga familja më e madhe Hebreje në Prishtinë.
Ambasadorja Fisher Kamm falenderoj kryetarin Shkodra për pritje ku tha se ndihet si në shtëpinë e saj në zyret e Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova./Indeksonline/